Qëllimi i ushtrimit praktik është që studentët e Fakultetit Juridik, njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve nga fusha e teknikës, taktikës dhe metodikës kriminalistike, t’i zgjerojnë edhe në fushën praktike. Për më tepër, përmes ushtrimit të realizuar në ambient të hapur studentët më për së afërmi do të njoftohen me disa nga mjetet dhe metodat më efikase në funksion të kërkimit, zbulimit dhe sqarimit të gjurmëve me ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e identifikimit të kryerësit të veprës penale dhe veprës penale konkrete.
Përmes ushtrimit të realizuar, do të simulohen raste dhe studentët do të shohin më për së afërmi se si në jetën reale realizohen veprimet hetimore në drejtim të: kërkimit, fiksimit, dokumentimit, fotografimit, matjes, skicimit të vendit të ngjarjes si dhe ekzaminimit të të gjitha gjurmëve dhe provave materiale të cilat gjenden në atë vend.
Ushtrimi u dedikohet veçanarisht studentëve të vitit të dytë dhe të tretë të studimeve të nivelit bachelor si dhe studentëve të Programit Master-JuridikoPenal.
Agjenda e ushtrimit praktik 01.12.2021
Shkarko +383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti KADRI ZEKA Gjilan