Thirrje për aplikime për shkëmbim të stafit në Universitetin “Anadolu University”, Turqi

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, shpall këtë:

Thirrje për aplikime për shkëmbim të stafit në Universitetin “Anadolu University”, Turqi

Universiteti “Kadri Zeka” është pjesë e Projektit KA171 ICM. Erasmus+, në partneritet me Universitetin e Anadolus në Turqi.

Programi Erasmus+ KA171 ose Shkëmbimi afatshkurtër i stafit(ICM) është një program i mobilitetit plotësisht i financuar që mundëson shkëmbimin e studentëve, stafit mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës midis Universitetit Anadolu University nga Turqia dhe Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

ICM Erasmus+ mundëson shkëmbimin e stafit nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” – Gjilan për studime dhe trajnim/ veprimtari nga të gjitha njësitë akademike dhe administrative të UKZ-së.

Kohëzgjatja e bursave:
-Staf Akademik(në kohëzgjatje 5ditë, + 2 ditë vajtje, ardhje),
-Staf Administrativ(në kohëzgjatje 5ditë, + 2 ditë vajtje, ardhje).

Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga projekti:
Shpenzimet e qëndrimit dhe 275 euro për udhëtim sipas Distance Calculator të Erasmus+
(http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm).

Granti i udhëtimit do të paguhet gjatë mobilitetit.

Shënime të rëndësishme:

1) Të gjithë pjesëmarrësit duhet t’i përmbahen kufizimeve të alokuara buxhetore pasi që nuk ka fonde shtesë.

2) Buxheti i udhëtimit llogaritet sipas llogaritësit të udhëtimit dhe edhe nëse tarifa e biletës tejkalon shumën e mbështetjes së udhëtimit, nuk mund të jepen fonde shtesë për pjesëmarrësit.

Aplikimi dhe përzgjedhja

Kriteret për aplikim për stafin janë:
Të jeni mësimdhënës ose punëtor i rregullt në UKZ

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
-CV
-Lista e publikimeve për stafin akademik(në gjuhën angleze);
-Kopje e pasaportës(faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
-Certifikata e gjuhës angleze ose turke(minimum B2);
-Letër mbështetëse nga stafi akademik i Universitetit të Anadolus(i/e cila pajtohet për të bashkëpunuar gjatë qëndrimit tuaj një-javor në Turqi);
-Kontrata e punës me UKZ;
Posedimi i certifikatave të Gjuhës Angleze, të cilat janë të njohura ndërkombtarisht;

Procedura e Aplikimit

1. Aplikimet duhet të dorëzohen në Zyren a Arkivës(kopje fizike) nga data: 27/06/2023 deri më 18/07/2023;
2. Aplikimet e vonuara nuk do të pranohen;
3. Të Gjithë aplikantët duhet të jenë në gjendje të sigurojnë dëshmitë/certifikatën e gjuhës angleze;
4. Plani individual i mësimit duhet të mbushet, të nënshkruhet dhe të dorëzohet me dokumentet të tjera të kërkuara;
5. Rezultatet e aplikimit do të shpallen në www.Uni-Gjilan.net
6. Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Për çdo informatë shtesë, kontaktoni zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar në UKZ.

Shpallja per Anadolu