Tempull i dijes i cili kultivon nxënien dhe zhvillimin e dijeve, nxit mendimin kritik dhe shpirtin e ndërmarrësisë për hulumtime të reja, të cilat e ndihmojnë zhvillimin shoqëror dhe atë teknologjik, përgatit të rinj të përgjegjshëm dhe profesionalisht të aftë për të qenë pjesë e një shoqërie virtuale dhe globale, pjesë e një tregu të hapur të punës dhe njëkohësisht, model për anëtarët e tjerë të shoqërisë.
Ky mision është i mbështetur në disa shtylla: mësimi dhe dija; shoqëria moderne dhe konkurrenca lojale; tregjet moderne të punës; mendimi kritik, hulumtues dhe ndërmarrës.
Ky mision është koherent me misionin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, me Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017-2021 (shih: https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/02/20161006-psak-2017-2021_1.pdf ) dhe me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021 (SKZH) (shih: http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Strategjia_Kombetare_per_Zhvillim_2016-2021_Shqip.pdf ).
Po ashtu, misioni publik i UKZ është koherent edhe me:
(https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A12007L%2FTXT).
Copyright © 2017 Universiteti KADRI ZEKA Gjilan