Këshilli për mbikëqyrje të cilësisë dhe vlerësimit

KMCV është një nga mekanizmat qendrorë të sigurimit të cilësisë në Universitetin “Kadri Zeka”. Ky këshill ka rol mbikëqyrës, këshillues dhe koordinues në të gjitha proceset që lidhen me monitorimin, vlerësimin dhe zhvillimin e cilësisë në nivel institucional.

KMCV funksionon si organ këshillues i Senatit dhe Rektorit dhe, në bashkëpunim me organet e tjera mbështetëse dhe profesionale të universitetit, planifikon, harton, monitoron, analizon dhe administron procedurat e vlerësimit të procesit mësimor, hulumtimit shkencor dhe të gjitha fushave të tjera që mbulohen nga universiteti, sipas parashikimeve të nenit 9 të Rregullores së KMCV-së.

Anëtarët e KMCV janë:

  1. Prorektori për Zhvillim Akademik dhe Cilësi
  2. Prodekanët për Çështje Mësimore nga secila Njësi Akademike
  3. Udhëheqësi i Zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi
  4. Zyrtari për Çështje Akademike
  5. Dy studentë me sukses të shkëlqyeshëm

Kryesuese:

Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi

Anëtarët:

Prof. Asoc. Dr. Mensur Neziri
Prof. Ass. Dr. Vaxhid Sadriu
Prof. Ass. Dr. Lulzim Rashiti
Prof. Ass. Dr. Lendita Loku
Prof. Dr. Ekrem Alimi
Shqipe Rexhepi-Jerliu
Mensur Ajeti