Alumni në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka nё fokus mbarëvajtjen profesionale tё individëve qё kanё kryer studimet nё Universitet dhe ndërlidhjen e tyre. Nëpërmjet takimeve dhe aktiviteteve, ndihmon në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve midis njëri- tjetrit të cilat janë mëse të nevojshme pas procesit të diplomimit dhe sidomos gjatë përballjes tregun e punës.
Rezultatet-e-hulumtimit-me-alumni
Pyetsori-per-Alumni-F.-EDUKIMIT
Pyetsori-per-Alumni-F.-JURIDIK
Në tetor 2019 UKZ ka mbajtur takimin e parë me Alumni: shih https://uni-gjilan.net/lajmet/ukz-ka-mbajtur-takimin-e-pare-me-alumni-te-fakultetit-ekonomik/
Liza REXHEPI u lind në Gjilan, Kosovë, në vitin 1995. Studimet themelore i përfundoi në Universitetin ‘Kadri Zeka’, Fakulteti Juridik. Gjatë studimeve themelore, znj. Rexhepi u shqua për përkushtim në mësimnxënie dhe pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme, vendore dhe ndërkombëtare, duke përfaqësuar kështu Universitetin ‘Kadri Zeka’ edhe në nivel ndërkombëtar. Studimet postdiplomike i përfundoi në ‘Ohio Northern University’, Pettit W. Claude College of Law. Znj. Rexhepi tregoi sukses të lartë edhe gjatë studimeve për magjistër të shkencave juridike, ku u klasifikua studentja me notën më të lartë mesatare ndër studentë vendor (Amerikan) dhe ndërkombëtar. Për këtë sukses ajo u bë pjesë edhe e listës së dekanit, që përfaqëson institutin më domethënës për studentët e drejtësisë, duke i ranguar në nivelin më të lartë akademik të gjithë ata që bëhen pjesë e kësaj liste. Në ceremoninë e diplomimit, ku znj. Rexhepi flet para audiencës, i atribuon suksesin akademik Universitetit ‘Kadri Zeka’, dhe përkrahjes së vazhdueshme të stafit akademik të këtij Universiteti. Znj. Rexhepi aktualisht është edhe kandidate doktorate në fushën kushtetuese dhe administrative të Fakultetit Juridik, në Universitetin e Evropës Juglindore. Në këtë fushë, ajo ka realizuar hulumtime dhe punime shkencore të cilat i kontribuojnë shkencave juridike. Znj. Rexhepi, gjithashtu është e angazhuar si asistente në Fakultetin Juridik të Universitetit ‘Kadri Zeka’, duke vazhduar kështu linjën bashkëpunuese me Universitetin, i cili i dha hapat fillestar për të vazhduar tutje karierrën akademike.
Buen Bajrami ka lindur në qytetin e Gjilant, aktualisht është duke punuar në Kompaninë e tij ENTECH Systems e cila merr përgjegjësinë për komunikimin dhe sigurinë e sistemeve në të gjitha qytetet e Kosovës. Kompaninë në fjalë Bueni e ka hapur dhe e drejton vet ai, menjëherë pas përfundimit të studimeve në shkencat Kompjuterik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Kompania e tij ENTECH Systems sh.p.k punon me projekte të vogla dhe të mëdha, private dhe publike. Për një moment, ENTECH Systems ka 4 punonjës dhe shpresojnë të rriten së shpejti. Bueni gajtw viteve 2014 – 2017 ka studiuar Shekncat Kompjuterike niveli Baçlor nw Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Derisa gjatë vitit 2015 – 2016 në kuadër të projektit Erasmus Mundus Green Tech, Buen Bajrami, si student i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” , kanë përfituar një bursë një-vjeçare për të studiuar në Paderborn të Gjermanisë. Bueni studimit në Universitetin ‘Kadri Zeka’ i gëzohet shumë, sepse thotë se suksesi i tij është një shembull i mirë edhe për të tjerët që me studimet në UKZ dhe me punë arrihet shumë. Bursistët kanë falënderuar drejtuesit e UKZ për mbështetje dhe kanë shprehur vendosmërinë e tyre që ta përfaqësojnë sa më denjësisht UKZ –në, në Universitetin e Paderbornit të Gjermanisë. – Paderbon, Gjermani. Gjatë vitit 2018 në Graz të Austrisë, në Universitetin për shkencat e aplikuara FH Joanneum ka qenë pjesë e Seminar për “E-Qeverisja”. Gjatë vitit 2017 – 2020, po në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka ndjekur studimet e nivelit Master E – Qeverisja. Në vitin 2019 është certifikuar për prezantimin e punimit “Aspektet e sigurisë së reve informatikë ” nga Shoqata Ndërkombëtare për eScience – IAFeS, Kosovë. Po ashtu në vitin 2019 ka marrë certifikatë për prezantimin e punimit “Çështjet e sigurisë së serverave”, nëkonferenca e tretë ndërkombëtare TSD në Universitetin “Nënë Tereza” Shkup, Maqedonia e Veriut. Kurse në Konferencëm e Parë DiGiDay të Universitetit “Kadri Zeka”, maj 2019, ka marrë certifikatë për prezantimin e punimit “Dixhitalizimi i bibliotekës shkollore me shërbime “. Njëherësh ka përcjellë kursin për “Word Press” nga Qendra arsimore “Elita”. Bueni njeh mirë gjuhën angleze dhe gjermane. Buen Bajrami është kompetente për: Rrjeti telefonik, sistemet audio, sistemet GPS, sistemi i alarmit nga zjarri, kamera CCTV sistemi, sistemet e komunikimit, sistemi i sigurisë, infrastruktura e rrjetit LAN, Sistemi Smart Home.
Të diplomuarit e Universitetit “Kadri Zela” në Gjilan mund t’i gjeni më poshtë:
Studentet e diplomuar ne vitin akademik 2020-2021
ShkarkoStudentet e diplomuar ne vitin akademik 2019-2020
ShkarkoStudentet e diplomuar ne vitin akademik 2018-2019
ShkarkoStudentet e diplomuar ne vitin akademik 2017-2018
ShkarkoStudentet e diplomuar ne vitin akademik 2016-2017
ShkarkoStudentet e diplomuar ne vitin akademik 2015-2016
ShkarkoRezultatet e hulumtimit me alumni
ShkarkoPyetsori per Alumni F. EDUKIMIT
ShkarkoPyetsori per Alumni F. JURIDIK
ShkarkoCopyright © 2017 Universiteti KADRI ZEKA Gjilan