Sigurimi i Cilësisë në Universitetin “Kadri Zeka”
Në Universitetin “Kadri Zeka”, sigurimi i cilësisë përbën një nga shtyllat themelore të zhvillimit akademik dhe institucional. Sistemi ynë i sigurimit të cilësisë bazohet në standarde të qarta, procese të strukturuara dhe angazhim të vazhdueshëm drejt përmirësimit. Përmes këtij sistemi, UKZ siguron që mësimdhënia, kërkimi shkencor, shërbimet studentore dhe proceset administrative të zhvillohen në përputhje me praktikat më të mira të arsimit të lartë.
Puna jonë në fushën e sigurimit të cilësisë mbështetet në tri shtylla kryesore: dokumentet, organet përgjegjëse dhe instrumentet e vlerësimit, të cilat së bashku sigurojnë një funksionim efikas, transparent dhe të qëndrueshëm të mekanizmave të cilësisë. Sistemi i sigurimit të cilësisë në UKZ nuk mbështetet vetëm te organet qeverisëse të universitetit, por rregullohet edhe përmes proceseve dhe procedurave formale të miratuara nga organet më të larta të institucionit – Senati si organi më i lartë akademik dhe Këshilli Drejtues si organi më i lartë qeverisës.
Në nivel institucional, sigurimi dhe menaxhimi i cilësisë realizohet përmes një sërë mekanizmash dhe instrumentesh funksionale, të cilat koordinojnë dhe monitorojnë proceset akademike e administrative. Këta mekanizma përfshijnë:
Këto struktura përbëjnë bazën institucionale që garanton zhvillimin, monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në të gjitha nivelet e veprimtarisë universitare.
Përmes rishikimit të rregullt të dokumenteve, zbatimit të pyetësorëve, monitorimeve dhe analizave të performancës, UKZ ndërton një kulturë cilësie të qëndrueshme që reflekton para studentëve, stafit dhe komunitetit të gjerë. Gjithashtu, universiteti i nënshtrohet procesit të akreditimit të jashtëm në përputhje me standardet kombëtare, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie në çdo fazë të veprimtarisë akademike.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan