Divizioni për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi funksionon në kuadër të administratës qendrore të Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan dhe ka për qëllim mbështetjen, koordinimin dhe zhvillimin e proceseve akademike, kërkimore dhe të sigurisë së cilësisë në institucion. Divizioni shërben si pikë lidhëse ndërmjet njësive akademike, organeve drejtuese dhe strukturave të jashtme relevante në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimeve shkencore.
* Përfaqësimi institucional: Merr pjesë në takime, komisione dhe organizime zyrtare brenda dhe jashtë Universitetit, duke përfaqësuar Zyrën për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi.
* Udhëheqja e rrjetit të koordinatorëve akademikë: Koordinon dhe udhëheq rrjetin e koordinatorëve për zhvillimin akademik në fakultete.
* Monitorimi i trendeve ndërkombëtare: Përcjell zhvillimet dhe trendet ndërkombëtare në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor dhe i transmeton ato te strukturat përkatëse të UKZ-së.
* Mbështetje në akreditim: Koordinon proceset e akreditimit institucional dhe të programeve të studimit, duke ofruar udhëzime, mbështetje në hartimin e dokumenteve të nevojshme dhe monitorim të progresit në zbatimin e rekomandimeve.
* Koordinimi ndërinstitucional: Siguron bashkëpunim të vazhdueshëm të Zyrës me Senatin e UKZ-së, Këshillin Drejtues, njësitë akademike, institutet, këshillat dhe grupet punuese për çështje të kërkimit shkencor dhe zhvillimin akademik.
* Planifikimi dhe mbikëqyrja e punës: Në bashkëpunim me Prorektorin për Mësim dhe Kërkime Shkencore, harton planin e punës së Zyrës dhe mbikëqyr realizimin e tij.
* Promovimi i Procesit të Bolonjës: Punon në përputhje me standardet e Procesit të Bolonjës, në koordinim me menaxhmentin e UKZ-së dhe akterët e tjerë relevantë.
* Detyra tjera: Kryen edhe detyra të caktuara nga udhëheqësi i divizionit, sipas nevojës institucionale.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan