Zyra për mbështetje psikosociale për studentë

Zyra për Mbështetje PsikoSociale për Studentë në Universitetin “Kadri Zeka” ofron mbështetje emocionale, sociale dhe psikologjike për studentët, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për zhvillimin e tyre akademik dhe personal.

Shërbimet kryesore:

– Konsulta individuale psikologjike për menaxhimin e stresit, ankthit dhe sfidave personale.
– Mbështetje për zhvillimin e aftësive sociale dhe të komunikimit.
– Workshop-e dhe trajnime mbi mirëqenien psikologjike dhe menaxhimin e stresit akademik.
– Këshillim dhe ndërhyrje në raste emergjente.

Orari i konsultave:
E Hënë: 09:00 – 12:00
E Premte: 09:00 – 12:00

Si të caktoni një takim:
Për të rezervuar konsultë, studentët duhet të dërgojnë email në: [email protected]

Ju lutemi të përfshini në email:
– Emrin dhe mbiemrin
– Ditën dhe orën e preferuar për konsultë
– Llojin ose natyrën e shqetësimit (që të caktohet profesori më i përshtatshëm – Psikolog, Sociolog, Pedagog)

Pas dërgimit të email-it, stafi i Zyrës do të konfirmojë datën, orën dhe profesorin që do të zhvillojë konsultën.

Konsulentët:
Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi – Psikologe
Prof. Ass. Dr. Avni Rudaku – Sociolog
Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi – Pedagoge

Informator per Student

Shkarko

Rregullore-per-studentet-me-nevoja-te-vecanta

Shkarko

Vendim - Themelohet Zyra për Mbeshtetje Psiko - Sociale të studentëve në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan

Shkarko