Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin ”Kadri Zeka” Gjilan ka filluar punën më datë 01.10.2014.

Ky fakultet ofron njohuri themelore dhe të avancuara për sfidat teknologjike në fushën e shkencës kompjuterike si dhe zbatimin e saj në industrinë e IT-së.

Duke ditur se inxhinierët në kohët moderne duhet të jenë në gjendje për të zgjidhur çështjet gjithnjë e më shumë komplekse, për të hartuar dhe për të zbatuar paketa softueri, për të hartuar dhe zbatuar zgjidhje në rrjeta kompjuterike, apo për të përmirësuar teknologjitë e informacionit, ajo që do të ofrohet në këtë program bachelor, do të mbulojnë teknikat të cilat do rrisin produktivitetin në zhvillimin e programeve dhe të teknologjisë së informacioneve.

Ne Fakultetin e Shkencave Kompjuterike funksionojnë këto programe studimore:

Riakredituar për periudhën 5 vjeçare 1 tetor 2021-30 shtator 2026:

  1. Shkencat Kompjuterike, BSc, 180 ECTS

Akredituara për periudhën 3 vjeçare 1 tetor 2021-30 shtator 2024:

  1. Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale, MSc, 120 ECTS,
  2. E-Qeverisja, MSc, 120 ECTS