IAL garanton transparencë dhe qartësi në komunikimin e tij duke ofruar informacion të plotë dhe të saktë mbi ofertat e programit të tij.
Regjistrimin e studentëve: Regjistrimi i studentëve të rinj bëhet me procedurat e Konkursit publik me kushte të barabarta për të gjithë studentët, të cilët i shtrohen provimit pranues të organizuar nga FSHA.
Konkursi shpallet publikisht në afatin e qershorit, korrikut dhe në rast se nuk plotësohen vendet, shpallet edhe në muajin shtator. Konkursi publikohet në webfaqen e UKZ dhe në mediat elektronike publike.
Për studentët e minoriteteve dhe studentët e Luginës së Preshevës dhe vendeve fqinje, janë të siguruara kuota të caktuara sipas Vendimit të MASHT të Kosovës.
Rezultatet e synuara të mësimnxënies
Për çdo program të akredituar, janë të theksuara rezultatet e synuara të mësimnxënies së studentëve.
Për këtë qëllim, ju mund të njiheni me rezultatet e synuara të mësimnxënies në RVV e programit të akredituar, të cilin mund ta gjeni në:
https://uni-gjilan.net/cilesia/akreditimi/
Kualifikimet e dhëna
Në webfaqen e UKZ, te Fakulteti i Shkencave Aplikative, gjeni të dhënat e stafit akademik në linkun:
https://uni-gjilan.net/fakultetet/fakulteti-i-shkencave-aplikative/stafi-akademik/procedurat
Të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve
Këto të dhëna i gjeni të përshkruara në mënyrë të detajuar në Rregulloren për studime bachelor në FSHA:
https://uni-gjilan.net/wp-content/uploads/2019/09/Rregullore-per-studime-BA-Fakulteti-i-Shkencave-Aplikative-ne-gjuhen-shqipe.pdf
Shërbimet dhe lehtësitë e disponueshme
Shërbimet e studentëve janë të siguruara nëpërmjet Zyrës për Shërbimin e Studentëve, e cila gjendet qartë e shënuar për secilin Fakultet në katin përdhesë të Kampusit të Universitetit.
Në dispozicion të studentëve janë edhe zyrat tjera si:
Divizioni për Zhvillim të Karrierës dhe Alumni;
Divizioni për Projekte dhe Mobilitet;
Divizioni për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi;
Divizioni për Teknologji Informative.
Normat e kalueshmërisë së programit
Gjatë regjistrimit të vitit të ri akademik, studentët duhet të plotësojnë kushte të përcaktuara (shih Rregullorja për studime në FSHA) në mënyrë që të regjistrohen në semestrin III dhe V.
(Linku për dokumentin e bashkangjitur: Kalueshmëria e studentëve nga viti I në II dhe nga II në vitin III)
Mundësitë e larmishme të mësimnxënies
Mundësitë e larmishme të mësimdhënies janë të dhëna në secilin program dhe lëndë të tyre, të cilat janë të akredituara.
Për lehtësimin e mësimnxënies janë siguruar edhe platformat:
– e-learning: https://e-learning.uni-gjilan.net/
– SMU (Sistemi për Menaxhimin e Studentëve): https://smu.uni-gjilan.net/
FSHA, sikurse edhe organet tjera të UKZ, angazhohen që në procesin mësimor të promovohen mundësi bashkëkohore të mësimnxënies.
Perspektivat e punësimit të të diplomuarve
Studentët e programeve në FSHA kanë mundësi të mëdha punësimi pas kryerjes së studimeve.
Nga të dhënat që posedon FSHA, pothuajse të gjithë studentët e diplomuar në programin Matematikë Arsimore janë të punësuar në:
– sistemin shkollor të Kosovës,
– Aeroportin e Prishtinës,
– Institutin për Shkencë dhe Inovacione, etj.
Opsionet e bursave
Studentët e UKZ me sukses të lartë në studime mund të aplikojnë për bursat universitare që siguron UKZ çdo vit akademik.
Po ashtu, edhe komunat ofrojnë bursa për studentët, si dhe MASHT jep bursa për studentë të shkëlqyeshëm dhe studentë të fushës STEM.
Të gjitha këto institucione i përzgjedhin kandidatët me procedurë transparente dhe me konkurs publik.
Projektet kërkimore, tarifat e shkollimit dhe administrative
(p.sh. faqja e internetit të UKZ-së)
Rrjetet sociale
UKZ dhe FSHA përdorin rrjetet sociale si:
UKZ: https://www.facebook.com/universitetikadrizekauniversity
Parlamenti studentor: https://www.facebook.com/ps.upgj
Rinia studentore: https://www.facebook.com/riniastudentore.kz
FSHA: https://www.facebook.com/groups/899126148297174
Dita e dyerve të hapura
Së paku një herë në vit, UKZ organizon Ditën e Hapur për studentët e rinj:
https://uni-gjilan.net/lajmet/panairi-studentor-2025-ure-bashkepunimi-mes-studenteve-dhe-sektorit-privat/
Broshurat, fletushkat, etj.
https://uni-gjilan.net/studentet/revista-studentore/
Tezat e diplomave të studentëve
Publikohen nga FSHA në një arkiv të qasshëm për publikun.
Për më shumë:
https://uni-gjilan.net/fakultetet/fakulteti-i-shkencave-aplikative/diplomimi/
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan