
Këshilli i Fakulteti të Shkencave Aplikative, në mbledhjen e mbajtur më 16.01.2024, me Vendim të KF-së themeloi Qendren STEM të UKZ. Përgjegjës i UKZ-STEM Centër është prof.dr. Xhevdet Thaqi.
Qëllimi kësaj qendre është proomovimi dhe zhvillimi i njohurive të studentëve të UKZ-së në fushat Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë.
Në kuadër të UKZ-STEM Center, është funksionalizuar Austrian Development Cooperation STEM Laboratory, donacion i HERAS+ WUS Austria
UKZ është pranuar anëtar plotë i Koalcionit STEM EUROPE
EU STEM Coalition
Me përkrahjen e Komisionit Evropian dhe programit ERASMUS+, EU STEM Coalition është i vendosur në STEM Platformën Kombëtare të Holandës në Hagë dhe Utrecht.
Koalicioni EU STEM është një rrjet mbarë-evropian (i Bashkimit Evropian) që punon për të ndërtuar arsimim më të mirë STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë) në Evropë.
Qëllimi I këtij koalicioni është të formësojë politikat dhe praktikat arsimore STEM që nxisin rritjen ekonomike, mundësitë dhe mirëqenien për të gjithë. Së bashku me politikëbërësit, ofruesit e arsimit dhe industrinë, EU STEM Coaltion punon në promovimin e mënyrave të reja të dhënies së arsimit dhe gjetjes dhe ndarjes së zgjidhjeve të bazuara në dëshmi për vështirësitë lidhur aftësitë në STEM. Synohet të zvoglohen mangësitë e njerëzve të aftë për STEM deri te nxitja e mënyrave të reja në të cilat institucionet arsimore, kompanitë dhe qeveritë mund të bashkëpunojnë. EU STEM Coalition ofron një forum unik dhe qendër njohurish për të dhëna dhe analiza, ndarjen e praktikave më të mira dhe mbështetje të drejtpërdrejt.

Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
Në UKZ u shënua themelimi i Qendrës Rajonale të Ekselencës Profesionale – CoVE STEM Europe
UKZ, pjesëmrrëse e takimit të EU STEM Coalition në Dubrovnik
Inaugurimi i STEM Laboratorit në UKZ
Studentët e programit SKIA të UKZ prezentuan rezultatet e tyre nga STEM Laboratory të UKZ
UKZ mori pjesë në takimin online të projektit evropian STEM EUROPE
Asambleja e Përgjithshme e Koalicionit Evropian për STEM do të implementojë Strategjinë e UE për zhvillimin e STEM Education
UKZ pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të Koalicionit EU STEM në Hagë
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan