Guest Speakers

Programi Guest Speaker në kuadër të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe programit Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane (MNSE) në Universiteti Publik “Kadri Zeka” synon të pasurojë procesin mësimor përmes përfshirjes së ligjëruesve të ftuar nga fusha akademike, institucionale dhe profesionale, si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar. Ky program krijon ura bashkëpunimi ndërmjet teorisë akademike dhe praktikës profesionale, duke u ofruar studentëve qasje të drejtpërdrejtë në përvoja reale dhe perspektiva bashkëkohore mbi temat që lidhen me politikën ndërkombëtare, integrimet evropiane, diplomacinë dhe zhvillimet globale.

Përmes ligjëratave, diskutimeve të hapura dhe sesioneve interaktive, Guest Speaker-ët kontribuojnë në zhvillimin e mendimit kritik, kompetencave analitike dhe orientimit profesional të studentëve. Programi gjithashtu shërben si platformë për ndërkombëtarizimin e mësimdhënies, forcimin e rrjeteve akademike dhe rritjen e cilësisë së arsimit universitar, duke e bërë përvojën studimore më dinamike, praktike dhe të lidhur ngushtë me realitetin institucional dhe shoqëror.

Në programin Guest Speaker të UKZ-së kanë marrë pjesë personalitete të njohura nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, historisë, organizatave ndërkombëtare dhe të tjera.


Lukas Mandl, Eurodeputet
Tema: Kosova dhe integrimi i saj në BE – Sfidat dhe Perspektivat”
28 Mars 2025
Link


Mary Ann Hennessey, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë.
Tema: Roli i Këshillit të Evropës në rajon, si dhe mënyrat e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare
15 Prill 2025
Link


Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore
Tema: “Roli i shqiptarëve në perspektivën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në raport me fqinjës dhe procesin e përbashkët të integrimeve”
21 Maj 2025
Link


Konrad Clewing, Hulumtues – Leibniz Institute for East and Southeast European Studies – Regensburg
Tema: “Lufta dhe Zgjerimi: Kosova 1998/99 si pikë kthese në politikën e BE-së ndaj Ballkanit”
21 Nëntor 2025
Link


Liza Gashi, Zv. Ministre në detyrë e Ministrisë së Punësve të Jashtme dhe Diasporës – Qeveria e Republikës së Kosovës
Tema: “Fuqia e diplomacisë së diasporës në një botë të ndryshueshme dhe të lëvizshme”
25 Nëntor 2025
Link



Ines Demiri, Ambasadore e Kosovës në Izrael
Tema: “Nga njohja e ndërsjellë te bashkëpunimi praktik: Rasti i Marrëdhënieve Kosovë–Izrael”
12 Janar 2026
Link