Këshilli i Mirëbesimit i Fakultetit të Shkencave Sociale
Këshilli i Mirëbesimit i Fakultetit të Shkencave Sociale është themeluar më 22 maj 2025, në kuadër të Universiteti Publik “Kadri Zeka” si organ konsultativ dhe këshillimor, me qëllim forcimin e lidhjes ndërmjet fakultetit, komunitetit dhe tregut bashkëkohor të punës. Themeli i këtij këshilli buron nga nevoja për përfshirjen e stakeholder-ëve të jashtëm në proceset akademike, kërkimore dhe zhvillimore të fakultetit, në përputhje me Statutin e UKZ-së dhe praktikat bashkëkohore të qeverisjes universitare.
Këshilli i Mirëbesimit ka rol strategjik dhe këshillues, pa kompetenca ekzekutive, dhe shërben si forum për dhënien e rekomandimeve lidhur me zhvillimin e programeve akademike, kërkimin shkencor, bashkëpunimin me sektorin publik dhe privat, praktikat profesionale të studentëve, si dhe përmirësimin e cilësisë akademike dhe relevancës së studimeve në raport me nevojat shoqërore dhe ekonomike.
Ai përbëhet nga përfaqësues të institucioneve publike, sektorit privat, organizatave të shoqërisë civile, arsimit parauniversitar, mediave, alumnive dhe vetë universitetit, duke reflektuar një përbërje të gjerë dhe gjithëpërfshirëse të palëve të interesuara. Anëtarësimi në Këshill është vullnetar dhe mandati i anëtarëve lidhet me mandatin e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale.
Këshilli drejtohet nga Kryesuesi dhe Koordinatorja, të zgjedhur nga radhët e anëtarëve, dhe mblidhet së paku dy herë në vit akademik. Në kuadër të punës së tij, Këshilli shqyrton performancën institucionale të fakultetit, diskuton për zhvillimet strategjike, projektet kërkimore, bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjen me komunitetin, duke ofruar rekomandime të strukturuara për organet drejtuese të fakultetit.
Migjen Fazliu – Kryesues i Këshillit të Mirëbesimit
Fatlume Behluli – Koordinatore e Këshillit të Mirëbesimit
Burim Elezi – Zyra për integrime evropiane, Komuna e Gjilanit
Zijadin Thaqi – Zyra për integrime evropiane, Komuna e Kamenicës
Armend Misini – Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan
Vedat Morina – TELKOS
Vigan Xhelili – TOSKA SH.P.K.
Jeton Rexhepi – Gjimnazi “Zenel Hajdini”, Gjilan
Selami Klaiqi – Gjimnazi “Ismail Qemali”, Kamenicë
Elion Ramadani – LED-Com.ch
Laurant Shabani – Bujana Group
Zijadin Ahmeti – Zyra për integrime evropiane, Komuna e Vitisë
Këshilli funksionon sipas Rregullores së Këshillit të Mirëbesimit të FSHS-së. Veprimtaria e tij bazohet në parimet e integritetit, transparencës, bashkëpunimit dhe profesionalizmit. Rekomandimet e Këshillit publikohen dhe komunikohen me Dekanin dhe organet e Fakultetit
Këshilli kontribuon drejtpërdrejt në:
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan