Koordinatorët

 

Koordinatoret e Cilesisë:

Fakulteti i Edukimit – Vogelushe Kurteshi

Fakulteti Juridik- Fadil Osmani

Fakulteti Ekonomik- Nexhat Shkodra

Fakultrti i Shkencave Kompjuterike – Aferdita Ibrahimi

Fakulteti i Shkencave Aplikative- Arbona Xhemajli

 

Përshkrimi i Detyrave dhe Përgjegjësive  të punës

Emërtimi i Pozitës: Koordinatori i Cilësisë

Koordinatori është urë lidhëse në mes Njësive Akademike dhe Zyrës për Zhvillim Akademik të  Universitetit “Kadri Zeka”. Koordinatori i raporton menaxhmentit të Rektoratit përmes Zyrës për Zhvillim Akademik dhe ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Udhëzon  stafin akademik dhe studentët në kuadër të njësisë akademike lidhur me  aspektet  praktike dhe akademike të zbatimit të ECTS-së;
  • Udhëzon dhe monitoron departamentin përkatës dhe komisionin e studimeve të njësisë akademike gjatë procesit të akreditimit/ri-akreditimit për të hartuar/rishikuar programet e studimit;
  • Në bashkëpunim me menaxhmentin e njësisë akademike, përkujdeset dhe monitoron përfshirjen e të gjitha palëve me interes (stafi akademik, studentët, bizneset apo anëtarët e Bordit këshilldhënës) për hartimin/rishikimin e programeve të studimit;
  • Është pjesë e planifikimit dhe monitorimit të procesit të vlerësimit të lëndëve dhe mësimdhënësve, si dhe vlerësimit të brendshëm të cilësisë;
  • Në bashkëpunim me menaxhmentin e njësisë akademike ndihmon në sistemimin e të dhënave dhe informatave lidhur me aktivitetin shkencor/artistik në njësinë akademike (evidentimin e  punimeve shkencore, përformancës artistike, projekteve profesionale dhe shkencore);

Këshillon, planifikon, dhe monitoron skema, aktivitete dhe veprimtari për ngritjen e cilësisë në njësinë akademike

Vendim per emerim te koordinatorit te cilesise Kastriot Dermaku

Shkarko

Vendim per emerim te koordinatorit te cilesise Nexhat Shkodra

Shkarko

Vendim per emerim te koordinatorit te cilesise Aferdita Ibrahim

Shkarko

Vendim per emerim te koordinatorit te cilesise Voglushe Kurteshi

Shkarko

Vendim per emerim te Koordinatorit te Cilesise ne FSHA

Shkarko