Ushtrim praktik për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Kadri Zeka”, në Gjilan

Mbështetur në kërkesën e vazhdueshme të studentëve si dhe pas konsultimit me Dekanin e
Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu si dhe me Prodekanen e Fakultetit Juridik
Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi, do të mbahet edhe një ushtrim praktik.
Ky ushtrim praktik do të mbahet në oborrin e UKZ-së, duke simuluar një vend të ngjarjes në të
cilin studentët do të kryejnë të gjitha veprimet hetimore në lidhje me: kërkimin, fiksimin,
dokumentimin, fotografimin, matjen, skicimin e vendit të ngjarjes si dhe ekzaminimin e të gjitha
gjurmëve dhe provave materiale që do të gjenden në atë vend.
Qëllimi i këtij ushtrimi
Qëllimi i këtij ushtrimi është që t’i njohë studentët me metodat e duhura të këqyrjes dhe mbrojtjes
së vendit të ngjarjes. Studentët do të analizojnë ndikimin e të gjithë personave që mund të vijnë në
kontakt me vendin e ngjarjes dhe do të mësojnë se si vendi i ngjarjes të ruhet më së miri. Ata do
të mësojnë po ashtu metoda të ndryshme, që shfrytëzohen për këqyrjen e vendit të ngjarjes së
bashku me metodat e pranimit, të mbjedhjes, shënimit dhe grumbullimit të gjurmëve dhe provave
materiale.
Plani i Ushtrimit:
Data: 23.12.2021, dita e enjte
Ora: 10:00 – 11:00 – prezantimi i skenarit para studentëve në sallën A34 nga:
– Dr. Sc. Besim Arifi-ligjërues.
11:00 – 12:00 – përgatitja e vendit të ngjarjes, vendosja e gjurmëve dhe provave materiale
në lokacionin e caktuar në oborrin e Universitetit “Kadri Zeka”.
12:00 – 16:00 – Këqyrja e vendit të ngjarjes
Mjetet e konkretizimit
Një kukëll (në formë të viktimës), letër e bardhë, aparat fotografik, laptop me projektor.
Nga:
Dr.sc. Besim Arifi-ligjërues

Ushtrim praktik i planifikuar per t'u mbajtur me- 23.12.2021

Shkarko