Projektet

FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

Porgrami:  Shkencat Kompjuterike


Specializimi: Inxhinieri Softuerike dhe Ueb-Dizajn/ Sistemet e Kontrollit

Lënda: Projekti në SEW/SK

Lënda Projekti është lëndë obligative e paraparë për të dy specializimet (SEW dhe SK) në semestrin e V (pestë) të programit Shkencat Kompjuterike.

Lënda projekti përfshin angazhimin që do ta kenë studentët e vitit të tretë në të dy specializmet, në kuadër të përmbushjes së punës praktike në lëndën Projekti në SEW dhe Projekti në SK, të paraparë nga Plani dhe Programi studimor i Programit të ri-akredituar ne Shekncat Kompjuterike.

Ashtu si edhe është shënuar në Raportin e Vetëvlerësimit, Kursi  Proejkteti në SEW respektivisht  Projekti në SK ngërthen në vete një numër të konsideruar të kredive – gjithësej 6 ECTS. Qëllimi i këtij kursi është aftësimi praktik i studentëve, përbënë pjesën praktike të punës së studentit në zgjidhjen e ndonjë problemi të caktuar dhe të emërtuar nga mësimdhënësit e lëndëve profesionale apo tema te zgjedhura nga studentet me aprovim te profesorit dhe keshillit te fakultetit.

Mësimdhënësit e FSHK, paraprakisht hartojnë listën e problemeve/detyrave të titulluar lista e projekteve, në kuadër të të cilave duhet shtjelluar çështje të ndryshme të identifikuara nga mësimdhënsit në bashkëpunim me insitucionet/kompanitë me të cilat UKZ ka marrëveshje bashkëpunimi.

Me pëlqimin e Këshillit të Fakultetit respektivisht dekanit të fakultetit, mund të merren në konsiderim edhe tema – projekte të cilat ndërlidhin IT me fusha tjera.

Projekti punohet nga studentët në grupe. Studentët vlerësohen me notë e cila reflekton ngritjen e tyre profesionale.

 

U.d. Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike,

Prof.Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi

 

29 Tetor, 2024

Propozime të projekteve në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike për lëndën projekti në SEW dhe SK për vitin akademik 2024-2025
SHKARKO

17 Nëntor, 2023

Lista studentëve nëpër grupe – Projekti SEW 2023
SHKARKO

6 Nëntor, 2023

Kërkesat e Projektit SEW
SHKARKO

6 Nëntor, 2023

Prejekti në SEW
SHKARKO