FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE
Porgrami: Shkencat Kompjuterike
Specializimi: Inxhinieri Softuerike dhe Ueb-Dizajn/ Sistemet e Kontrollit
Lënda: Projekti në SEW/SK
Lënda Projekti është lëndë obligative e paraparë për të dy specializimet (SEW dhe SK) në semestrin e V (pestë) të programit Shkencat Kompjuterike.
Lënda projekti përfshin angazhimin që do ta kenë studentët e vitit të tretë në të dy specializmet, në kuadër të përmbushjes së punës praktike në lëndën Projekti në SEW dhe Projekti në SK, të paraparë nga Plani dhe Programi studimor i Programit të ri-akredituar ne Shekncat Kompjuterike.
Ashtu si edhe është shënuar në Raportin e Vetëvlerësimit, Kursi Proejkteti në SEW respektivisht Projekti në SK ngërthen në vete një numër të konsideruar të kredive – gjithësej 6 ECTS. Qëllimi i këtij kursi është aftësimi praktik i studentëve, përbënë pjesën praktike të punës së studentit në zgjidhjen e ndonjë problemi të caktuar dhe të emërtuar nga mësimdhënësit e lëndëve profesionale apo tema te zgjedhura nga studentet me aprovim te profesorit dhe keshillit te fakultetit.
Mësimdhënësit e FSHK, paraprakisht hartojnë listën e problemeve/detyrave të titulluar lista e projekteve, në kuadër të të cilave duhet shtjelluar çështje të ndryshme të identifikuara nga mësimdhënsit në bashkëpunim me insitucionet/kompanitë me të cilat UKZ ka marrëveshje bashkëpunimi.
Me pëlqimin e Këshillit të Fakultetit respektivisht dekanit të fakultetit, mund të merren në konsiderim edhe tema – projekte të cilat ndërlidhin IT me fusha tjera.
Projekti punohet nga studentët në grupe. Studentët vlerësohen me notë e cila reflekton ngritjen e tyre profesionale.
U.d. Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike,
Prof.Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan