Diplomimi
Procedurat për Diplomim në Programet e Studimit Master
- Për punimin e Diplomës, mësimdhënësit paraprakisht identifikojnë dhe hartojnë listën e temave të diplomës për studimet Master.
- Secilit student i lejohet që të përgatisë dhe të dorëzojë projektpropozimin e Tezës së materit pasi ai/ajo t’i ketë përfunduar me sukses të gjitha provimet e semestrit të parë dhe të dytë (te programet me 120 ECTS), apo të gjitha provimet e semestrit të parë (te programet me 60 ECTS ose 90 ECTS). Kandidati e dorëzon Projekt propozimin e Tezës së Masterit te Këshilli i Fakultetit/Këshilli i Studimeve Master, në marrëveshje me mësimdhënësin (mentorin potencial), sipas udhëzimeve dhe standardeve të specifikuara në Udhëzuesin për projekt propozimin e Temës Diplomës së studimeve
- Këshilli i Fakultetit/ Këshilli i Studimeve Master, shqyrton Projekt propozimet (për hulumtim) të dorëzuara nga kandidatët dhe pas shqyrtimit, mund të pranojë projektpropozimin, ta refuzojnë atë, apo ta kthejë me komente për përmirësim deri në takimet e radhës.
- Punimi i masterit është punë individuale e studentit dhe puna realizohet në marrëveshje dhe mbikëqyrje të profesorit mentor.
- Konsultimet – Gjatë procesit të shkrimit të tezës master, studenti duhet të ketë konsultime të rregullta me mentorin e tij. Konsultimet janë po ashtu edhe obligim i mentorit, i cili duhet të jetë proaktiv në punën me studentë.
- Komisioni i vlerësimit të tezës – Këshilli i Fakultetit / Këshilli i Studimeve Master, do të emërojë një komision prej tre anëtarësh për secilën tezë të masterit me rastin e miratimit të projekt-propozimit dhe mentorit për propozimin përkatës. Mentori është një nga tre anëtarët e komisionit. Mentori është përgjegjës për të organizuar seancat ku komisioni dhe studentët shqyrtojnë progresin, bazuar në nevojat e identifikuara nga të gjitha palët. Komisioni duhet të miratojë përparimin e hulumtimit të studentit dhe planet e tij/saj në kohën kur studenti është gati për të filluar procesin e mbledhjes së të dhënave.
- Vlerësimi – Kopja përfundimtare e tezës së masterit duhet të jetë e përgatitur mirë dhe e kompletuar, kur ajo i dorëzohet anëtarëve të komisionit për vlerësim. Kur anëtarët e komisionit për vlerësimin e tezës janë të kënaqur me cilësinë, teza i propozohet Këshillit të Fakultetit / Këshillit të Studimeve Master.
- Pas vlerësimit pozitiv të tezës nga komisioni për vlerësim, Këshilli i Fakultetit / Këshilli i Studimeve Master i propozon Senatit të UKZ-së për miratim të mbrojtjen publike dhe themelon komisionin e mbrojtjes, që mund të jetë i njëjtë sikurse komisioni për vlerësim.
- Diskutimi publik – Pas vlerësimit nga ana e komisionit, teza e masterit do të vendoset në diskutim publik për një periudhë 15 ditore.
- Mbrojtja – Studenti e mbron tezën e masterit në paraqitjen para një komisioni të emëruar nga Këshilli i Fakultetit / Këshilli i Studimeve Master dhe miratuar nga Senati i UKZ-së. Mbrojtja e punimit të masterit është e hapur për publikun. Në fund kumtohet rezultati në mënyrë publike. Pas mbrojtjes, të gjitha tezat publikohen në web faqen e Universitetit “Kadri Zeka” dhe një kopje vendoset në bibliotekën e Universitetit.
Korniza kohore – Procesi i përfundimit të tezës master është si më poshtë:
- Teza master duhet të realizohet brenda 12 muajve nga dita kur KF/ KSM miraton propozimin e projektit dhe përfshin kohën deri kur studenti mbron publikisht tezën master;
- Studentët mund të paraqesin projektpropozimin (e hulumtimit) vetëm pasi të kenë përfunduar të gjitha provimet e parapara me program;
- Vlerësimi i dorëshkrimit të tezës master duhet të përfundohet nga komisioni i vlerësimit brenda 1 muaji, pasi studenti të ketë dorëzuar zyrtarisht dorëshkrimin për vlerësim;
- Faza e diskutimit publik zgjat 15 ditë;
- Senati i UKZ-së duhet të caktojë datën e mbrojtjes brenda 1 muaji, pas përfundimit të fazës së diskutimit
- Në rast se studentët nuk arrijnë të përfundojnë procesin e tezës brenda periudhës 12 mujore pas datës së miratimit të projekt propozimit, mund të aplikojnë për të marrë miratimin për një zgjatje prej 6 muajsh nga ana e KSM.
Formati – Shtypja e tezave të masterit duhet të bëhet në të dy anët e fletës A4. Punimi duhet të jetë i shkruar duke përdorur fontin Times New Roman, me madhësi 12. Hapësira mes rreshtash duhet të jetë 1.5 në të gjithë dokumentin.
Në Gjilan. 26.11.2019
3 Dhjetor, 2019
Aplikacioni (Kerkesa) per Lejimin e punimit te ezes se Masterit (f)
SHKARKO