Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar një arritje të rëndësishme në procesin e ndërkombëtarizimit dhe forcimit të bashkëpunimit akademik evropian.
Komisioni Evropian ka aprovuar aplikimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për Erasmus Charter for Higher Education (ECHE). Sipas raportit zyrtar të vlerësimit, aplikimi i UKZ-së është vlerësuar pozitivisht dhe është shpallur “Accepted”, ndërsa Universitetit i është akorduar kodi ECHE XK GJILAN01.
Çfarë është ECHE?
Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) është një charter/certifikim i Komisionit Evropian që përcakton kornizën dhe standardet e cilësisë për institucionet e arsimit të lartë që marrin pjesë në programin Erasmus+.
ECHE konfirmon angazhimin e institucionit për zbatimin e parimeve dhe standardeve evropiane të cilësisë në aktivitetet Erasmus+, përfshirë mobilitetin e studentëve dhe stafit, njohjen e studimeve dhe krediteve të fituara jashtë vendit, përfshirjen, digjitalizimin dhe qëndrueshmërinë.
Për Universitetin Publik “Kadri Zeka”, marrja e ECHE përbën një arritje të rëndësishme institucionale dhe krijon një bazë të qëndrueshme për zgjerimin e mobiliteteve akademike, partneriteteve dhe projekteve ndërkombëtare në kuadër të Erasmus+.
Ky certifikim i hap Universitetit mundësi të reja për forcimin e bashkëpunimit me institucione të arsimit të lartë në Evropë dhe për krijimin e më shumë mundësive për studentët dhe stafin akademik e administrativ të UKZ-së.
Marrja e Erasmus Charter for Higher Education shënon një hap të rëndësishëm të Universitetit Publik “Kadri Zeka” drejt integrimit më të fuqishëm në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar në përgatitjen dhe realizimin e këtij procesi, duke e konsideruar këtë arritje rezultat të një angazhimi të përbashkët institucional.


+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan