Njoftim për sesion informues për aplikimin e ardhshëm në Programin e BE-së për bursa post-diplomike

11 Nëntor, 2022

Të nderuar, ju njoftojmë se të enjten më datë 17.11.2022 ora 11:00, në sallën A34 në Universitetin Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, do të organizohet sesion informues, ku pjesëmarrës pritet të jenë studentë të cilët synojnë të vazhdojnë studimet master.

Ky është një para-lajmërim për t’ju informuar lidhur me hapjen e ardhshme të ftesës për aplikim për Raundin XIII të Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, paralajmërojnë hapjen e radhës të konkursit për Raundin e 13-të, të aplikimit për Young Cell Scheme, programi i BE-së për bursa post- diplomike për qytetarët e Kosovës. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master një ose dy vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së.

Kjo ftesë do të jetë e hapur për publikun e përgjithshëm dhe shërbyesit civil (detajet dhe rregullat e mëtejshme mundë ti gjeni në dokumentet e bashkangjitura:

YCS Round XIII_Pre notice_ALB_final

YCSXIII_Pre-notice_Final_ENG_sm

Për më shumë informata https://ycskosovo.org