Ftesë për Konferencë Shkencore me temë: “Ballkani midis integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”

19 Korrik, 2021

Në kuadër të bashkëpunimit mes Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (itsh.edu.mk) organizohet  konferencë shkencore ndërkombëtare të Ballkanologjisë, me pjesëmarrje të studiuesve nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe rajoni i Ballkanit. Konferenca do të jetë njëditore dhe do të mbahet në dy seanca të veçanta.

Në këtë konferencë synohet që të sillen trajtesa të spikatura shkencore origjinale, për të ndriçuar aspekte të ndryshme historike, gjeopolitike, gjeostrategjike, ekonomike, kulturore etj.

Tema boshte: “Ballkani midis integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”

Datat e mbajtjes së konferencës: 28 tetor, 2021!

 Vendi i mbajtjes së konferencës: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ish objekti i Ambasadës së SHBA-së në Shkup), rruga Ilindenska p.n

Gjuhët zyrtare të konferencës: shqip, maqedonisht dhe anglisht.

Dërgimi i titullit të kumtesës dhe abstraktit: 15 shtator, 2021.

Titulli i kumtesës dhe abstrakti duhet të dërgohen në e-mail adresat:

 [email protected]

[email protected]

 Njoftimi për pranimin: 25 shtator të vitit 2021.

 

FTESË Ballkanologjia 4