Njoftojmë studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan të cilët kanë të drejtë aplikimi për bursë të MASHT-it (Njoftimi) se është hapur afati për aplikim në SMU.
Procedurat për aplikim janë si më poshtë:
1. Studentët qasen në SMU e tyre dhe duhet të klikojnë këtu apo në SMU tek fusha TJERA – APLIKO PËR BURSË (shiko Manuali per student në faqe 33 – 34)
2. Klikoni butonin APLIKO
3. Pasi të hapet dritarja, tek “Apliko për bursë për vitin akademik” duhet të zgjedhet viti akademik 2018/2019 dhe klikoni APLIKO
4. Shfaqet njoftimi “Ju aplikuat me sukses” dhe tek butoni Raporti, shtypet raporti që keni aplikuar
5. Raporti i shtypur dorëzohet te zyrtari përkatës i shërbimit të studentëve në secilin fakultet
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan