Organizata Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE), aktualisht është duke implementuar programin: “Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.” i financuar nga HEKS/SDC.
Qëllimi i këtij programi është të ofrojë mbështetje akademike dhe jo-akademike për studentët e këtyre komuniteteve, duke synuar rritjen e pjesëmarrjes në arsimin universitar, përmirësimin e vijimit dhe performancës, përfaqësim më të lartë, diplomim dhe rritjen e mundësive për punësim, duke promovuar kështu barazinë dhe përfshirjen në arsim dhe tregun e punës.
Programi bazohet në identifikimin e nevojave të studentëve dhe ofrimin e aktiviteteve përkatëse që i përgjigjen këtyre nevojave.
Linku për aplikim: https://support-student.com/#/apply
Në bashkëngjitje gjeni një përmbledhje të programit:Pershkrim i shkurter i programit te studenteve
Për çdo informacion shtesë, mos hezitoni të kontaktoni, Fortesa Shasivari nga NGO Voice of Roma, Ashkali and Egyptians në numrin e telefonit: 00383(0)44 822 912 ose në e-mail: [email protected]
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan