Në kuadër të bashkëpunimit mes Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (itsh.edu.mk) organizohet konferencë shkencore ndërkombëtare të Ballkanologjisë, me pjesëmarrje të studiuesve nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe rajoni i Ballkanit. Konferenca do të jetë njëditore dhe do të mbahet në dy seanca të veçanta.
Në këtë konferencë synohet që të sillen trajtesa të spikatura shkencore origjinale, për të ndriçuar aspekte të ndryshme historike, gjeopolitike, gjeostrategjike, ekonomike, kulturore etj.
Tema boshte: “Ballkani midis integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”
Datat e mbajtjes së konferencës: 28 tetor, 2021!
Vendi i mbajtjes së konferencës: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ish objekti i Ambasadës së SHBA-së në Shkup), rruga Ilindenska p.n
Gjuhët zyrtare të konferencës: shqip, maqedonisht dhe anglisht.
Dërgimi i titullit të kumtesës dhe abstraktit: 15 shtator, 2021.
Titulli i kumtesës dhe abstrakti duhet të dërgohen në e-mail adresat:
Njoftimi për pranimin: 25 shtator të vitit 2021.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan