Rektori i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan Bajram Kosumi, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për shënimin e 40 vjetorit të shkuarjes në amshim të atdhetarit dhe poetit gjilanas, Rexhep Elmazi.
Ne Akademinë Përkujtimore , si nderim për figurën e tij letrare e atdhetare, është paraqitur dhe libri i posa botuar PSHERËTIMË SHIU, me zgjedhje poezish nga trashëgimia poetike e Rexhep Elmazit dhe parathënie të prof.dr. Anton Nikë Berishës.
Për veprimtarinë atdhetare të Rexhep Elmazit ka folur edhe Rektori i Universitetit Publik ’’Kadri Zeka’’ në Gjilan, Bajram Kosumi.
Rektori Kosumi në fjalën e tij pos tjerash ka thënë se, askush tjetër, veç heronjve, nuk mund ta fusin në borxh njeriun e lirë.
Në attachment gjeni fjalimin e plotë të Rektorit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.
Ky aktivitet është organizuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, asociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan dhe i mbështetur nga Komuna e Gjilanit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan