Vizioni

 

Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është krijuar për të qenë në shërbim të dijes, të edukimit dhe të mirëqenies së shoqërisë kosovare dhe të mbarë njerëzimit.

Ky është vizioni ynë.

Institucion i arsimit të lartë që synon cilësinë akademike, inovacionin, avancon dijen dhe është i përgatitur për të kontribuar dhe për t’iu pershtatur zhvillimeve dinamike shoqërore dhe ekonomike në vend dhe më gjerë.

Vetëm duke krijuar vlera të larta shkencore, kulturore, ekonomike e sociale ne e ndihmojmë shoqërinë tonë në ballafaqim me shekullin e teknologjisë informative dhe të globalizmit.

Universiteti është urë lidhëse midis vlerave lokale, vlerave nacionale dhe vlerave globale. Ai është dera më e mirë e Kosovës për në epokën e teknologjisë dixhitale, në të cilën mbarë njerëzimi po jeton si një shoqëri multikulturore. Edhe në kontekstin kosovar, edhe në atë shqiptar, Universiteti është vendi ku bashkohen kultura të ndryshme, gjuhë të ndryshme, raca të ndryshme, individë me besime fetare të ndryshme dhe individë me status social të ndryshëm. Universiteti, duke i qëndruar besnik vetë thelbit të fjalës universal, do të nxisë dhe respektojë multikulturalizmin dhe diversitetin.

Jeta e ardhme e shoqërisë sonë, dija, shkenca dhe edukimi, familja, ekonomia e ardhme, mirëqenia, demokracia dhe pozita në arenën ndërkombëtare varen nga mënyra se si rrjedhin sot proceset në universitete.

Universiteti do të edukojë dhe mësojë studentët e sotëm me përgjegjësitë publike të ardhme.

Universiteti e edukon shoqërinë për një jetë në paqe dhe në mirëqenie.

Universiteti përgatitë lidershipin e shoqërisë sonë të ardhme.