Zyrtarë të zyrës Erasmus+ në Kosovë kanë qëndruar në UKZ

28 Nëntor, 2018

Përfaqësues të zyrës së Erasmus+ në Kosovë kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan për një  vizitë monitoruese të bashkëpunimeve ndërkombëtare për mobilitet (ICM).

Në sesionin e paradites,  është mbajtur monitorimi i projektit “Entrepreneurial Universities for Industry Alliances” të cilin takim e ka udhëhequr Dekani i Fakultetit Ekonomik në UKZ, njëherësh koordinator i projektit ë fjalë.

Kurse në sesionin e dytë zyra Erasmus+ në Kosovë ka vazhduar vizitën në zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë Universitetit ku janë takuar me zyrtaren për marrëdhënie me jashtë Luljete Berisha. Në këtë takim janë shqyrtuar bashkëpunimet në kuadër të programit Erasmus+ KA1 (International Credit Mobility), sfidat dhe përvojat në kuadër të këtyre bashkëpunimeve.