Me qëllim të shfrytëzimit sa më të madh dhe efikas të Sistemit për Menaxhimin Universitar (SMU), është organizuar një trajnim nga zyra e IT-së më Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për studentët e vitit të parë të të gjitha fakulteteve.
Zyra e IT-së e UKZ-së, kanë ofruar sqarime për mundësitë e mëdha që ofron SMU-ja, ku kryesisht trajnimi u fokusua ne modulet si dhe në interesimet e të pranishmëve rreth përdorimit te SMU-së.
Sipas trajnueseve, SMU-ja përbëhet prej shumë moduleve, si: Moduli i aplikimit për regjistrimin e studentëve, Moduli i notimit, Moduli i pagesave studentore, Moduli i ID kartelave të stafit dhe të studentëve, Moduli i diplomave, Moduli i sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit, Moduli i kompetencave dhe përmbajtjeve mësimore, Moduli i bibliotekës etj. Njëherësh gjatë trajnimit për SUM, u kërkua që të gjitha modulet e lartë cekura të përdoren sa më shumë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan