Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka, së bashku me asistentin Selim Daku, Luljete Berisha Zyrtare për Marrëdhënie me jashtë dhe Betim Berisha Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kanë pritur në një takim punë, Jehona Lushaku Sadriu, Koordinatore e zyrës së Erasmus+ në Kosovë, si dhe Blerina Zijaqa, zyrtare në Erasmus+.
Qëllimi i takimi kishte karakter monitorues për projektin “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student” (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC).
Prorektori Leka, gjatë takimit i ka njoftuar përfaqësueset e zyrës së Erasmus, rreth aktiviteteve të projektit në fjalë, zhvillimit dhe implementimit të tij.
Koordinator i projektit SMAHPC është Kolegji Heimerer, derisa partnerë janë, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Metropolia University Finlande, JAMK University Finlande, Manisa University Turki, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, MASHT, Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale si dhe nga Organizata Joqeveritare Autizmi ne Kosovë,.
Vitin e kaluar janë punuar paketat e projektit që nënkupton zhvillimin e moduleve me të cilat do të punohet në vazhdimësi të projektit “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student”, si për stafin akademik po ashtu edhe për studentët.
Për zhvillimin e projektit përpos punëtorive janë planifikuar, vizita studimore , konferenca, të cilat do të mbahen në shtetet prej nga vijnë partnerët e projektit dhe të gjitha këto do të realizohen deri në vitin 2021.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan