Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë pritur në një takim punë, Jehona Lushaku Sadriu, Koordinatore e zyrës së Erasmus+ në Kosovë, si dhe Blerina Zijaqa, zyrtare në Erasmus+.
Qëllimi i takimi kishte karakter monitorues për projektin QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, projekt ky i fituar nga UKZ në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practics.
Prorektori Leka, gjatë takimit i ka njoftuar përfaqësueset e zyrës së Erasmus, rreth aktiviteteve të projektit në fjalë, zhvillimit dhe implementimit të tij deri në ketë fazë, si: raporti i mesëm për agjencinë ekzekutive të Komisionit Evropian, buxheti i shpenzuar, transferet, vizitat zyrtare, pajisjet e blera,koordinimi me partnerët dhe hapat për punët në të ardhmen.
Kurse përfaqësues nga zyra e Erasmus + në Kosovë u ndanë të kënaqur me punën e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar.
Projekti QUADIC, ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare , ku Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i projektit, derisa financohet nga Komisioni Evropian.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan