Veprat e veprimtarit Halil Alidema – dhuratë për Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”

31 Korrik, 2015

U.d. rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” së bashku me prorektorin për çështje mësimore, kanë pritur në një takim Fitim Alidema, nip i veprimtarit të shquar për çështjen kombëtare profesor Halil Alidema. Qëllim i këtij takimi ka qenë  gatishmëria e familjarëve të veprimtarit Alidema që Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” të  dhurojnë  veprat e atdhetarit, Halil Alidema.

Me këtë rast. Naim Syla, u.d. rektor në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, pasi falënderoi Fitim Alidemën për këtë dhuratë, tha se vepra e veprimtarit  Halil Alidema, është shembulli më i mirë se investimi në të mirën e atdheut të bënë të pavdekshëm.

H.A.2H.A.3