Në baze të përgjegjësive të veta statutare, në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës, nr. 01/37, datë 24.09.2021, pika 20, 21, 22 dhe 23, në koordinim me Konferencën e Rektorëve të datës 25.09.2021 dhe pas konsultimit me Kolegjiumin e Dekanëve, menaxhmenti i UKZ-së në takimin e mbajtur më 27.09.2021 mori vendim:
1.Të gjitha njësitë akademike të shpallin orarin për vazhdimin e afatit te shtatorit i cili është pezulluar me vendim te Qeverisë Nr.01/35 të dt.12.09.2021.
2.Datat për mbajtjen e provimeve pranuese për studentët e rinj për Vitin akademik 2021/2022 janë caktuar si në vijim:
-Më 29.09.2021 në Fakultetin e Edukimit, të Shkencave Kompjuterike dhe në Fakultetin e Shkencave Aplikative dhe
-Më datë 30.09.2021 provimi do të mbahet në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Ekonomik.
-Njoftimet për organizimin e provimeve pranuese i gjeni ne ueb faqen e UKZ-së
3. Menaxhmenti i UKZ duhet të ndërmarrë të gjitha masat për t’i njoftuar studentët, stafin akademik dhe stafin administrativ se nga data 27 shtator 2021, në objektet e UKZ mund të kenë qasje, në përputhje me Vendimin e Qeverisë, nr.01/37 dt.24.09.2021 nga pika 2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.4 vetëm personat të cilët posedojnë:
-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;
-Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
-Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
-Testi shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
4.Në provimet e afatit të shtatorit dhe provimet pranuese mund të marrin pjesë studentët dhe kandidatët për studentë të cilët i kanë plotësuar kushtet sipas pikës 2.1 deri në 2.4 të vendimit të qeverisë nr. 01/37 dt.24.09.2021.
Gjeni vendimin:VENDIM PËR ORGANIZIMIN E PROVIMIT PRANUES DHE PËR PROVIMET E AFATIT TË SHTATORIT
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan