Vendim për hapjen e Afatit të provimeve, Nëntor 2022

28 Tetor, 2022

Në bazë të vendimit të Mbledhjes së XXXVIII të Senatit të Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan të datës 27.10.2022, dhe kërkesës së Parlamentit Studentor të UKZ-së nr. ref. 04/1861, Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi ka marr vendim për hapjen e Afatit të provimeve, Nëntor 2022.

  1. Do të organizohet Afati i provimeve, Nëntor 2022, nga 05.11-12.11.2022.
  2. Paraqitja e provimeve bëhet nga data 31.10.2022 – 04.11.2022.
  3. Studentët kanë të drejtë të paraqesin më së shumti dy provime.
  4. Studentët që arrijnë kushtin për regjistrimin e semestrit vijues pas afatit të provimeve Nëntor 2022, do të mund të regjistrojnë semestrin vijues nga data 14.11.2022 deri më datën 18.11.2022.
  5. Obligohen mësimdhënësit që të vendosin notat e provimeve në SMU më së largu deri më 15.11.2022.
  6. Dekanët e Fakulteteve do të jenë përgjegjës për shpalljen, organizimin dhe realizimin e provimeve pa u penguar procesi mësimor.

Vendim i Rektorit per afatin e nentorit 2022

Shkarko