Vendim i menaxhmentit të UKZ-së për organizimin e ligjëratave dhe ushtrimeve

15 Mars, 2021

Menaxhmenti i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, në përputhje me mundësitë dhe kushtet reale të krijuara pas rritjes së rasteve pozitive me Covid-19 gjatë muajit mars 2021 dhe në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01 /63 të datës 11.02.2021 , si dhe në zbatim të “Manualit për mbrojtje nga përhapja e Covid 19”, në mbledhjen e Kolegjiumit të Dekanëve mbajtur më 15.03.2021, ka marrë vendim për organizimin e ligjëratave dhe ushtrimeve në UKZ:

  1. Ligjëratat në të gjitha programet studimore ku nuk ka kushte për mësim në klasë të organizohen on-line.
  1. Ushtrimet praktike ose laboratorike, konsultimet, provimet, kolokviumet, etj. të mbahen në prani fizike duke respektuar protokollet përkatëse anti-covid 19.
  1. Ligjëratat dhe ushtrimet të mos mbahen në të njëjtën ditë.
  2. Dekanët e njësive akademike të përshtatin oraret mësimore sipas këtij vendimi.
  3. Personeli akademik dhe administrativ mbi moshën 60 vjeçare, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike, nuk kanë obligim të paraqiten në punë deri në ndryshimin e rrethanave të krijuara nga pandemia. Detyrat e punës nga personeli që i takon kategorisë së të punesuarve si në këtë paragraf, deri në një vendim/njoftim tjetër do të kryhen nga shtëpia.
  4. Menaxhmenti i UKZ-se obligohet që të marrë të gjitha masat për pajisje me dezinfektues të sallave apo laboratorëve ku do të mbahen ushtrimet praktike/laboratorike.

      7.Ky vendim zbatohet nga data 17.03.2021 deri në një vendim tjetër.

Vendim per mesim en UKZ 15.03.2021