Vazhdohet afati për regjistrimin e lëndëve të semestrit dimëror në nivelin bachelor për vitin akademik 2025/2026

17 Tetor, 2025

Njoftohen studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, niveli i studimit Bachelor se afati për regjistrimin e lëndëve të  semestrit dimëror, për vitin akademik 2025/2026 do të jetë i hapur sot me dt. 17.10.2025 deri ora 23:59.

Studentët të cilët për herë të parë përdorin SMU mund ta shikojnë : Manuali-për-student

Qasja për student bëhet me numër personal dhe fjalëkalimi fillestar është gjithashtu numri personal. Studentët janë të obliguar më pas të ndërrojnë fjalëkalimin në bazë të udhëzimeve të cilat i gjeni në Manualin e përdorimit që e keni më lartë.

 

 

Suksese të gjithë studentëve