Njoftohen studentët e nivelit të studimeve Bachelor dhe Master se afati për regjistrimin e lëndëve dhe regjistrimin e semestrit dimëror për vitin akademik 2025/2026 do të jetë i hapur nga data 10.11.2025 deri më 17.11.2025, ora 15:30.
Studentët e Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike fillimisht duhet të zgjedhin specializimin, dhe më pas të bëjnë regjistrimin e lëndëve.
Sipas orarit të ligjëratave duhet të zgjidhet profesori, nëse mungon profesori, atëherë duhet të zgjidhet lënda me profesor të pacaktuar.
Studentët e Fakultetit të Edukimit, Juridik, Shkencave Kompjuterike dhe Shkencave Sociale – sipas vendimeve të Këshillit të Fakultetit – do të kenë kufizime në regjistrimin e lëndëve.
Studentët që për herë të parë përdorin SMU mund të konsultojnë udhëzuesin: Manuali për studentë.
Qasja në sistem bëhet me numrin personal, ndërsa fjalëkalimi fillestar është gjithashtu numri personal.
Pas hyrjes së parë, studentët janë të obliguar ta ndryshojnë fjalëkalimin, sipas udhëzimeve që gjenden në manualin e përdorimit të përmendur më sipër.
Suksese të gjithë studentëve!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan