Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Dr. Bajram Kosumi me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, ka uruar të gjitha gratë për këtë ditë.
Rektori ka çmuar lartë përkushtimin e gruas në procese të shumta të ndërtimit të shteti, përmes së cilit, gruaja tashmë ka arritur një shkallë të mirë të avancimit në shoqëri.
“Është e rëndësishme të kujtohen angazhimet e gjeneratave të kaluara për ta fuqizuar ndikimin e gruas në shoqëri dhe kjo është pikërisht rëndësia që ka shënimi i kësaj dite” ka thënë Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi.
Përveç kontributit të jashtëzakonshëm gjatë gjithë historisë së kombit tonë, jemi dëshmitarë se femrat kosovare me të arriturat e tyre në të gjitha sferat e jetës, janë shndërruar në ambasadoret më të mira për shtetin tonë të ri.
Vajzat dhe gratë që punojnë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, në secilën pozitë janë dëshmuar dhe kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm. Prandaj, ne kemi nevojë më shumë se kurrë për vajza të arsimuara dhe të ngritura profesionalisht, në mënyrë që të krijojmë një gjeneratë shpresëdhënëse për vendin tonë.
Duke shprehur respektin më të sinqertë për rolin dhe kontributin e femrave edhe për sukseset që lidhen me Universitetin “Kadri Zeka”, uroj për shëndet, mirëqenie dhe lumturi në familje e në jetë.
Urime Dita Ndërkombëtare e Gruas – 8 Marsi!
Me respekt,
Prof. Dr. Bajram Kosumi
REKTOR
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan