Urimi i Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për Festën e Kurban Bajramit

15 Qershor, 2024

Të nderuar anëtarë të Këshillit Drejtues, Staf Akademik dhe Administrativ,

Studentë të dashur,

Të nderuar qytetarë të besimit islam,

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, uroj që kjo ditë e bekuar të sjellë paqe, harmoni dhe begati në familjet tona.

Le të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë dhe të përforcojmë lidhjet tona me njëri-tjetrin, duke mbështetur respektin ndër njerëzor.

Uroj që këtë festë ta kaloni me familjarë, në paqe dhe harmoni, duke festuar solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta njerëzore.

 

Urime!

Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku

Rektor i UKZ-së