Urimi i rektorit Kosumi për festat e fundvitit

29 Dhjetor, 2015

Të dashur studentë, profesorë, punëtorë të administratës, bashkëpunëtorë, përkrahës dhe dashamirë të Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan,

qytetarë të Gjilanit e të Kosovës,

duke përmbyllur vitin 2015, shprehim kënaqësinë tonë të pëbashkët për punën që po bën universiteti  ynë i dashur. Edhe pse i ri, ai po zhvillohet drejt misionit të tij për të qenë dritare dhe portë e Gjilanit, Anamoravës dhe e Kosovës për në botë. Në vitin 2015 në universitetin tonë studiuan rreth 5000 studentë. Ky numër na obligon që të krijojmë cilësi të studimeve, në mënyrë që studenti i diplomuar në universitetin tonë të jetë i barabartë me kolegët e tij nga Kosova dhe rajoni.

Viti 2016 do të jetë vit i cilësisë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Le të besojmë dhe të shpresojmë që të jemi krenarë me studentët, me cilësinë e mësimit dhe me profesorët tanë.

Duke ju uruar të gjithëve për festat e fundvitit, ju dëshiroj shëndet, lumturi e begati në jetët tuaja dhe të familjeve tuaja.

Gëzuar për shumë mote!

Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi