Urimi i Rektorit Dërmaku për Festën e 28 Nëntorit!

27 Nëntor, 2023

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku uron të gjithë shqiptarët për Festën e 28 Nëntorit

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku uron studentët, stafin e Universitetit dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë Festën e 28 Nëntorit, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e Flamurit Kombëtar dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Uroj që sakrificat nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë, të na shërbejnë si motiv për të tejkaluar sfidat me të cilat përballemi ne si Universitet e shoqëri në përgjithësi!

 

URIME FESTA E FLAMURIT!

Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku

R E K T O R i UKZ-së

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku uron të gjithë shqiptarët për Festën e 28 Nëntorit