Urimi i rektorit Bajram Kosumi për Festën e Vitit të Ri 2023!

30 Dhjetor, 2022

Të dashur studentë, profesorë, punëtorë të administratës, bashkëpunëtorë, hisedarë, përkrahës, dashamirë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, qytetarë të Kosovës dhe më gjerë,

përmbyllja e vitit 2022 është një rast i përshtatshëm për të falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për vite në ekzistencën dhe në zhvillimin e universitetit tonë. Duke punuar me përgjegjësinë dhe përkushtimin e të gjithëve, kemi arritur të lëmë gjurmë të rëndësishme në rrugëtimin e universitetit.

Viti që po lëmë ishte i frytshëm, i begatë dhe i suksesshëm për të gjithë. Besojmë fuqimisht se viti që po vjen do të jetë edhe më i suksesshëm.

Jam i bindur se vetëm bashkërisht dhe me punë mundë të bëjmë që Universiteti ynë të arrijë misionin e tij.

Le të shpresojmë se gjatë vitit 2023, mirëkuptimi dhe diskutimet profesionale rreth zhvillimit  të ngritjes së cilësisë do të na shoqërojnë në punën tonë, i pasur me arritje të rëndësishme.

Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju ftoj të ecim drejt sukseseve të reja në të ardhmen.

Duke ju uruar të gjithëve për festat e fund vitit, ju dëshiroj shëndet, lumturi e begati në jetën tuaja dhe të familjeve tuaja, me universitetin tonë të përbashkët dhe me Republikën tonë të dashur.

 

Gëzuar për shumë mote!

Prof. Dr. Bajram Kosumi

R E K T O R