Urimi i rektorit Bajram Kosumi për Festën e Vitit të Ri 2021!

30 Dhjetor, 2020

Të dashur studentë, profesorë, punëtorë të administratës, bashkëpunëtorë, përkrahës dhe dashamirë të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Duke përmbyllur vitin 2020, shprehim kënaqësinë tonë për punën që po bëjmë bashkërisht.

Universiteti ynë po zhvillohet drejt misionit të tij për të qenë dritare dhe portë e Gjilanit, Anamoravës dhe e Kosovës për në botë.

Viti 2021 do të jetë vit i cilësisë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Le të besojmë dhe të shpresojmë që të jemi krenarë me studentët, me cilësinë e mësimit dhe me profesorët tanë.

Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju ftoj të ecim drejt sukseseve të reja në të ardhmen.

Duke ju uruar të gjithëve për festat e fundvitit, ju dëshiroj shëndet, lumturi e begati në jetët tuaja dhe të familjeve tuaja.

 

Gëzuar për shumë mote!

 

Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi

Rektor i UKZ-Së