Të dashur studentë, profesorë, punonjës të administratës, bashkëpunëtorë dhe miq të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,
Ndërsa po e lëmë pas vitin 2025, më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë për angazhimin dhe përkushtimin tuaj gjatë gjithë vitit. Çdo kontribut i juaji ka ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për universitetin dhe për shoqërinë tonë.
Festat e fundvitit janë momentet më të mira për reflektim, bashkim dhe shpresë. Le të i kalojmë këto ditë me gëzim dhe pranë të dashurve tanë.
Uroj që Vitin e Ri 2026 ta presim me plot shëndet, lumturi, suksese dhe realizim të qëllimeve. Qoftë një vit i mbarë për ju dhe familjet tuaja!
Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju ftoj të ecim drejt sukseseve të reja në të ardhmen.
Gëzuar për shumë mote!
Me respekt,
Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku
REKTOR

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan