Urimi i Rektorit Artan Dërmaku për Festën e Fitër Bajramit

10 Prill, 2024

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, uron studentët, organet drejtuese, stafin akademik e administrative dhe  të gjithë qytetarët e besimit islam.

Në këtë ditë të veçantë, Rektori Dërmaku uron që kjo festë të ju gjejë në harmoni Ju dhe familjet e juaja!

Njëherësh, në këtë ditë të madhe, Rektori uron që të gjithë ne të reflektojmë për punën dhe angazhimet tona, ndaj familjes, miqve dhe shoqërisë, për të kontribuuar  në të mirën e përbashkët.

Rektori Artan Dërmaku ju dëshiron paqe, shëndet dhe begati në shtëpitë tuaja!