URIMI I REKTORES FITORE MALAJ ME RASTIN E 28 NËNTORIT

27 Nëntor, 2026

Të dashur studentë, staf akademik dhe administrativ, qytetarë të nderuar,

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, ju përcjell urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar shëndet, krenari dhe suksese të vazhdueshme.

28 Nëntori është një ditë me rëndësi të veçantë në historinë tonë kombëtare, një ditë që simbolizon lirinë, bashkimin, sakrificën dhe qëndresën ndër breza. Kjo ditë na rikujton rrugën e vështirë të popullit shqiptar drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe obligimin tonë për të ruajtur, kultivuar dhe përcjellë vlerat kombëtare te brezat e rinj.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në edukimin e brezave, zhvillimin e dijes, promovimin e vlerave dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për shoqërinë tonë.

Në këtë ditë të shënuar, le të na bashkojë krenaria për historinë tonë, respekti për sakrificën dhe përkushtimi për dije, zhvillim dhe përparim.

Gëzuar 28 Nëntorin!

Fitore Malaj

Rektore e Universitetit Publik  “Kadri Zeka”

URIMI I REKTORES FITORE MALAJ ME RASTIN E 28 NËNTORIT