Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (SBASHK).
Në këtë takim kanë qenë të pranishëm përpos stafit akademik e administrativ të Universitetit edhe Lutfi Mani, Këshilltar i Kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (SBASHK), Rrahman Jasharaj dhe kryetari i Sindikatës së Universiteteve, Shkencës dhe Kulturës (SUSHK), Bardh Bardhi i cili hapi punimet e Kuvendit.
Kuvendi zgjedhor me votim unanim zgjodhi kryetarin e sindikatës Refik Ibrahimi, nënkryetar Prof. Drita Kryeziu, sekretare Luljete Berisha dhe dy anëtarë të kryesisë, Prof. Ragmi Mustafa dhe Kushtrim Demi.
Kuvendi me votim unanim zgjodhi edhe Këshillin Mbikëqyrës në përbërje të Minire Rexhepi- kryetare, Mensur Ajeti- anëtar dhe Arjetë Rexhepi- anëtare
Në ndërkohë kuvendin e përshëndeti kryetari i sapo zgjedhor Refik Ibrahimi, i cili falënderoi anëtarët e kuvendit për besimin e dhënë duke i siguruar se do ta kenë përkrahjen e plotë nga ana e tij si kryetar i sindikatës për të gjitha çështjet e ngritura para organeve të Sindikatës dhe Universitetit.
Në takim është biseduar edhe për çështje të ndryshme që lidhen me punëtorët e universiteteve, qoftë stafit akademik, po ashtu edhe atyre të administratës. Si shqetësim u ngrit çështja e pagave të punëtorëve të administratës së universiteteve, për të cilët ende nuk janë përcaktuar koeficientet.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan