Në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë u mbajt Konferenca XVI Shkencore Ndërkombëtare “Arsimi dhe kultura në shoqërinë bashkëkohore”, ku Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ishte bashkë organizator .
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në këtë Konferencë është përfaqësuar nga Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli, i cili ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në emër të rektorit, Prof. Dr. Bajram Kosumi. Po ashtu Dekani Avdyli ka bërë pranimin formal të stafetës së organizimit të konferencës së radhës nga Universiteti “Fan. S. Noli” Korçë tek Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan për vitin 2022.
Gjatë Konferencës disa profesor dhe asistentë të UKZ-së kanë paraqitur punimet e tyre shkencor në mesin e 210 punimeve të realizuara nga 310 autorë e bashkautorë nga 23 shtete.
Në fjalën e mirëseardhjes në Universitetin “Fan. S. Noli” të Korçës, në 50-vjetorin e themelimit të tij, rektori, Prof. Dr. Dhimitri Bello, ndër të tjera, ka falënderuar pjesëmarrësit në Konferencë, duke thënë se autorët që marrin pjesë në këtë konferencë për nga vlerat dhe përvojat që sjellin do të ofrojnë zgjidhje, do të shkëmbejnë ide dhe do të sjellin risi në lidhje me arsimin dhe kulturën në shoqërinë bashkëkohore.
Konferenca XVI Shkencore, Ndërkombëtare “Arsimi dhe kultura në shoqërinë bashkëkohore” zhvilloi punimet më 5-6 nëntor 2021.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan