Universiteti Publik “Kadri Zeka” inkurajon të gjithë studentët që të marrin pjesë në zgjedhjet studentore

5 Maj, 2021

Zgjedhjet studentore në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan do të mbahen më 06 maj 2021, gjithnjë duke i respektuar masat e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Universiteti “Kadri Zeka” inkurajon të gjithë studentët, që të marrin pjesë në zgjedhje dhe t`i votojnë kandidatët e tyre, që ata mendojnë se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e studentëve. Universiteti inkurajon studentët që ti votojnë ato Organizatat Studentore (OS) të cilat në programet e tyre nuk kanë agjendë politike, fetare dhe racore.

Universiteti të gjithë studentëve i uron një proces zgjedhor të ndershëm, korrekt dhe demokratik!