Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të nderojë me titullin “Doctor Honoris Causa” Z. Daniel Müller, FAR Avocats AARPI.
Ky titull i lartë akademik i ndahet Z. Daniel Müller, FAR Avocats AARPI, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm profesional, juridik dhe akademik, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm si këshilltar dhe avokat i Republikës së Kosovës në procedurat këshillimore para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Ceremonia solemne do të mbahet më, 6 maj 2026, në ora 11:00, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në amfiteatrin A34.
Ftohen stafi akademik, studentët, përfaqësuesit institucionalë, mediat dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ceremoni solemne.
Ju mirëpresim!

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan