Universiteti “Kadri Zeka” për vitin akademik 2016/2017 do të pranoj 1504 studentë

8 Korrik, 2016

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka aprovuar  numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Kështu Universiteti “Kadri Zeka”,  në nivelin e parë të studimeve në vitin akademik 2016/2017 do të pranojë  1504 studentë të rregullt duke përfshirë edhe kuotat nga Lugina e Preshevës dhe komunitetet pakicë.

Edhe kësaj radhe Universiteti “Kadri Zeka”  për vitin akademik 2016/2017 do të pranojë studentë në katër fakultete respektivisht në shtat programe të studimit: në  Fakultetin e Edukimit programet e studimit  Arsimi Fillor dhe  Parashkollor , në Fakultetin Ekonomik  me programe studimi Menaxhment, Banka Financa dhe Kontabilitet dhe Marketing, në Fakultetin  Juridik dhe  në  Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.